Berjani: Shteti duhet t`i mbrojë konsumatorët nga ngritja e çmimeve
BKT
Lajme

Berjani: Shteti duhet t`i mbrojë konsumatorët nga ngritja e çmimeve

Zenel Hajrizi

Shteti duhet të jetë më aktiv në mbrojtjen e konsumatorëve nga ngritja e çmimeve. Kështu u tha në konferencën e organizuar me rastin e ditës ndërkombëtare të konsumatorit. Zyrtarë të Agjencisë së Statistikave deklarojnë se janë duke përcjellë indeksin e çmimeve të konsumit në baza mujore.

"Në ngritje të çmimeve më së shumti kanë ndikuar vajrat dhe yndyrat ushqimore me 32.1%, karburante dhe lubrifikant për pajisje të transportit me 28.2%, gazi me 18.8%, buka dhe drithërat me 15.7%, lëndë djegëse me 14 %, perime me 13.8%, kafe dhe çaj me 12.5% si dhe energjia elektrike me 12.3% ", tha Ilir Berisha nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Rritja e çmimeve është ndikuar nga efekti domino, kurse nafta dhe derivatet e saj vlerësohet se ndikohen nga tregjet ndërkombëtare.

"Ata të cilët i kanë rritur çmimet në emër të derivateve, ju lutem ulini çmimet sepse derivatet kanë rënë. Unë nuk mund ta kuptoj si është e mundur duke filluar prej furrës së bukës e deri te marketet që kanë fituar të gjitha kohërat e kanë keqpërdorë sektorin e naftës", tha Fadil Berjani, kryetar i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës.

Në konferencën e organizuar me rastin e ditës ndërkombëtare të konsumatorit, u tha se shteti duhet të ndërhyjë më shumë në raste të tilla të ngritjes së çmimeve pa kontroll. 


MË SHUME NGA Lajme