09:50 / 16.03.2022
Kronika e librit në RTK ka prezantuar libra të rinj
Kronika e librit sot në RTK ka prezantuar disa libra, të cilët sapo kanë dalë nga shtypi.
“Eposi i Kreshnikëve në Ballkan“ nga autori i i njohur Zymer Ujkani- Neziri është një nga librat e sapodalë, i cili nëjherësh është edhe në gjuhën angleze .
Projekti “Eposi i Kreshnikëve në Ballkan“, monumenti i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi 2012 -2014- 2016 është botuar nga Instituti Albanologjik të Prishtinës.
Një tjetër libër që është prezantuar është ai me titullin “Dy Poetë Një Univers Frymëzimi” nga autori Qerim Kryeziu. Në këtë libër autori ka sjellë poezitë e Entela Tabakut dhe Shqiptar Osekut .Sh.G
Më poshtë kronika:























