Kryeprokurori Jashari jep detaje për aksionin "Brezovica 3"
Ka përfunduar aksioni "Brezovica 3" ku janë arrestuar një doganier dhe kryetari i bordit të Qendrës së skijimit në Brezovicë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrolle në shtëpi dhe objekte përcjellësë sot kanë realizuar aksionin "Brezovica" ku janë kontrolluar dhe bastisur shtatë lokacione të ndryshme.
Pas këtij aksioni, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari në një konferencë për medie tha se gjatë kontrollit janë arrestuar dy persona dhe gjashtë të tjerë janë në intervistim. Sipas Jasharit, ata dyshohen për marrje të ryshfetit, ndihmë në kryerjen e veprave penale si dhe vepra të tjera.
"Dy persona janë për momentin të arrestuar dhe gjashtë i kemi në intervistim, do të vendosim në nderkohë çka do të vendoset për ata persona. Personat dyshohen për marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, ndihmë në kryerjen e veprave penale si dhe vepra të tjera. Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollëve të mëhershme kemi gjetur dokumentacione që ndërlidhen me rastet e Brezovicës, pasi që njëri nga të arrestuarit, ish-kryetari i komunës, Bratislav Nikolliq është edhe kryetar i strukturave paralele, përkatësisht i komunës që operon si komunë paralele në komunën e Shtërpcës", tha ai.
Jashari tha se dy perona nuk janë gjendur në vendin ku është realizuar kontrolli dhe se ka informacione se të njëjtit gjenden në Serbi.
"Nga materialet që kemi sekuestruar do të bëhen ekzaminime dhe do të vërtetojmë se vërtetë a ka qenë lidhja funksionale mes dy komunave në punën e tyre. Tani objekti është liruar, punëtorët janë liruar përkohësisht. Për vendimet e mëtutjeshme do të njohftoheni me kohë. Dy persona nuk janë gjetur në vendet ku kemi ndërmarrë kontrollin, sipas informacioneve ata gjenden në Serbi", tha Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari./P.Gashi/























