Teatri “Avdush Hasani” mungesa elementare, por shumë shfaqje për publikun
Shqipe Gashi, RTKLive
Teatri “Avdush Hasani” në Podujevë, edhe pse pa ansambël rezident të aktorëve, por edhe me shumë mungesa elementare po arrin të jetë aktiv dhe të sjellë për publikun shumë shfaqje premierë para artdashësve të këtij vendi.
Për këtë në një intervistë për RTK, drejtori i këtij teatri Agron Gërguri – drejtor i teatrit “Avdush Hasani” në Podujevë, tregoi se si është gjendja aktuale në këtë teatër.
Ai tha se ka shumë vështirësi pasi që ka mungesë të madhe të aktorëve dhe të gjithë janë të angazhuar ,por e mira është qe vullneti për të bërë punë të mirë nuk ju mungon dhe tani aktualisht aty është duke u punuar shfaqja “Emigrantet” e autorit Slawomir Mrozek, nën regji të Bashkim Ramadanit me aktor Besart Zeneli dhe Muhamet Zeka.
“ Aktualisht ne jemi para premierës më të re të këtij teatri, shfaqjes “Emigrantet” e autorit të njohur Slawomir Mrozek nën regji të Bashkim Ramadanit ku luajnë aktorët Besart Zeneli dhe Muhamet Zeka, një shfaqje kamertale kjo që edhe me nivel te aktrimit po ashtu të regjisë ti kënaqim shikuesit edhe pse tematika e kësaj shfaqje është pak absurde por e kemi përkthyer dhe përshtatur pak për nevojat e shprehjes këtu sepse mund të dal më mirë”, tha Gerguri.
Sipas tij në mungesë të aktorëve Menaxhmenti i këtij teatri nuk po arrin që të bëjnë një repertor të rregullt të këtij teatri dhe këtë problem Menaxhmenti e ka drejtuar edhe në Ministri të Kulturës dhe po ashtu në Drejtori të Kulturës në Podujevë, por mbeten me shpresë se do të ketë bashkëpunim që e bëjnë që ky teatër të zhvillohet më shumë aktorë dhe shfaqje të mira.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:























