13:33 / 18.03.2022
Ujkani: Për anëtarësimin e Kosovës në NATO të jemi të unifikuar
Analisti politik Emrush Ujkani, vlerësoi se vizita e delegacionit të ShBA-së, në Kosovë është me rëndësi për proceset integruese të Kosovës.
“ShBA kanë qenë mbështetëse për Kosovën, edhe kur është transformuar FSK në ushtri është më shumë meritë e SHBA-së”, tha ai.
Sipas tij në procesin e anëtarësimit e shteteteve në NATO janë disa kritere. “Fatkeqësisht Kosova nuk është njohur ende nga katër shtetet anëtare të NATO-s, shtetet e mëdha kanë rol më të madh në NATO”, theksoi ai në një intervistë për RTK.
Ujkani foli edhe për zgjedhjet serbe që do të mbahen në Serbi dhe mundësinë që ato të organizohen edhe në Kosovë. “Institucionet e Kosovës janë të përgatitura edhe për presionet që mund t’i kenë ato nga qarqe të ndryshme”, tha ai.(A.BELA)























