​56 raste të reja me Covid-19
BKT
Lajme

​56 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se nga 1.142 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 319 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.039 doza të vaksinës, njofton MSH.

Deri më sot 819.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 99.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas Institutit Kombëtar, nga 1.142 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.262. Në total numri i rasteve aktive është 668./N.M./

Mund të jetë një imazh i teksti


MË SHUME NGA Lajme