Kosova fiton dy medalje në karate qysh në fillim të garave në Kroaci
Lajme të mira nga Përfaqësuesja e Kosovës në Karate: dy medaljet e para qysh në ditën e parë në "Grand Prix Croatia 2022", ka njoftuar Federata e Karatesë e Kosovës. Qëndresa Ibrahimi dhe Erblina Sopjani janë ato që kanë arritur të fitojnë garat.
"Qëndresa Ibrahimi e artë, ketë e arriti me plotë meritë ne kategorinë e kateteve deri në 54 kilogram, në xhiron e parë mundi garuesen nga Kroacia, po ashtu edhe te dytën, pastaj tretën garuesja nga Danimarka, gjysmë finale me atë të Sllovakisë dhe në finale përsëri me një garuese nga Kroacia.
Erblina Sopjani në kategorinë e kadeteve mbi 54 kilogram duelin e paren dhe te dytën e fitoj nga garueset, vendase te Kroacisë te treten humbi nga ajo e Serbisë me rezultate minimal 3:2.
Pastaj në garën për vendin e tretë Repasazh fitoj nga garuesja Kroacisë, Sllovakisë dhe në finale te vendit te tretë mundi garuesen nga Izraeli", ka njoftuar FKK.























