VIDEO-Kosova e vetme në Evropë pa gazeta të shtypura
BKT
Lajme

VIDEO-Kosova e vetme në Evropë pa gazeta të shtypura

Arlinda Sejda, RTK

Kaluan dy vjet prej kur në Kosovë u shtyp gazeta e fundit e përditshme. Ata që dikur lexonin, ankohen se po u mungojnë. Por me rritjen e qasjes së qytetarëve në internet, interesimi për gazeta të shtypura, kishte rënë ndjeshëm, aq sa çoi në mbylljen e shtatë të tillave sa ishin në Kosovë.

Derisa rrëfen për përvojën e punës në media të shtypura, gazetari Adrian Çollaku thotë se gazetat kishin ndikim, e mungesën e tyre e vlerëson si dëmshme " Unë kam punuar për disa vite në media të shtypura mirëpo natyrisht kriza financiare, ne e dijmë që mediat në Kosovë kanë vështirësi financiare. Mendoj që kjo është një prej arsyeve kryesore"

Mungesën e gazetave të shtypura në vendin tonë, profesori universitar Milazim Krasniqi e vlerëson si humbje të madhe.

"Në Kosovë nuk ka pasur ndjeshmëri për këtë prandaj jemi i vetmi vend në Europë pa gazeta ditore. Është humbje kulturore në rend të parë, është dëm për publikun dhe njëfarë mënyre është marre para komunitetit ndërkombëtar që një vend Europian që është demokraci liberale, mos me pas një gazetë ditore" , tha ai.

Drejtuesit e gazetave vazhdimisht ishin ankuar se me rritjen e qasjes në internet, interesimi për gazeta kishte rënë.

 

 


MË SHUME NGA Lajme