10:04 / 21.03.2022
Golden State Warriors u mposhten nga San Antonio Spurs
Golden State Warriors u mposhtën në momentet e fundit, nga San Antonio Spurs.
Spurs mposhtën të dielën Warriors 110-108.
Golden State Warriors ishin pa yllin e skuadrës, Stephen Curry, pas një lëndimi që ai mori, pasi ndrydhi këmbën.
Ai do të mungojë edhe disa ndeshje gjatë sezonit, andaj do të ketë problem për State.
Fitorja e San Antonio erdhi në një mënyrë fenomenale, pasi kishin mbetur 0.3 sekonda dhe Golden State patën një gjuajtje të lirë, por e humbën.
Pas një kërcimi, topin e mori Keldon Johnson, i cili shënoi kosh për të siguruar fitoren ekipit të Spurs.























