Makthi i Barçës në Champions, habit reagimi i Muller pas “El Clasicos”
Vlerësimet për ndeshjen e Barcelonës në “El Clasico” kundër Real Madridit, të cilën e fitoi me rezultatin e thellë 0-4, nuk vijnë vetëm nga brenda klubit katalanas, por edhe nga më tej.
Sulmuesi legjendar i Bayern Munich, Thomas Muller, ka reaguar në rrjetet sociale dhe ka përgëzuar Barçën për lojën e bërë në “Santiago Bernabeu”.
“Urime për Barcelonën! Ishte kënaqësi të shikoja këtë shfaqje të çmendur sonte”, shkroi gjermani në llogarinë e tij në Twitter, duke shoqëruar këtë postim me dy ikona, njëra me një fytyrë që shkel syrin dhe tjetra me duartrokitje.
Në këtë mënyrë, Muller donte të shfaqte mendimin e tij kur pa transformimin që ka pësuar skuadra e Barcelonës vetëm tre muaj pas largimit nga Champions League, pas humbjes në Mynih ndaj Bayernit.
Gjermani njihet edhe si makthi i Barçës në Champions, pasi u ka shënuar katalanasve tetë gola në shtatë ndeshje që është përballur me ta.























