13:07 / 21.03.2022
Kuvendi i Kosovës mban të enjten dy seanca
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se seanca e parë do të jetë për përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të forcave serbe në vitin 1999, ndërsa e dyta do të jetë seancë e rregullt.
Në këtë seancë përveç pikave të zakonshme, do të ketë edhe debat parlamentar të thirrur nga PDK-ja për politikën e jashtme. /RTK























