Poezia, sipas krijuesve, mbetet arti më i konceptueshëm në shoqëri
BKT
Kulturë

Poezia, sipas krijuesve, mbetet arti më i konceptueshëm në shoqëri

Valmira Halimi

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës shënoi Ditën Botërore të Poezisë. Kjo ditë u shënua me leximin e poezive nga poetë e shkrimtarë të ndryshëm. Në këtë takim u tha se përkundër zhvillimit të teknologjisë, poezia po vazhdon të krijohet e lexohet.

Ndonëse teknologjia ka evoluar dhe secili bart telefona të mençur, poezia vazhdon të mbijetojë. Kështu u tha në aktivitetin e shënuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në Ditën Botërore e Poezisë.

“Me gjithë mendimet e ndryshme për leximin e poezisë duke pasur parasysh teknologjinë moderne, internetin, mendojmë se poezia edhe sot është arti më i lexuar dhe që kultivohet me dashuri e fanatizëm nga shumë poetë anë e mban botës. Kësisoj fjala ka mundësi shumë të gjerë që nga dora e artistit të artikulojë ide, pikëpamje dhe ndjeja ndaj kjo e bënë letërsinë, përkatësisht poezinë të jetë arti më i përhapur e më i konceptueshëm për shumë e shumë dashamirë të artit dhe të letërsisë”, tha Shyqri Galica, kryetar i LSHK-së.

Po ashtu Albina Idrizi thotë se poezia është gjuha e shpirtit dhe si e tillë ka arritur të mbijetojë.

“Mendoj se poezia megjithatë mbetet ajo e cila i mbijeton gjithçkaje. Sot shkruhet më shpejt, lexohet më lehtë dhe më shpejt si në faqet virtuale si në libër e gjithandej. Sot për ne këtu është një ditë e rëndësishme, përveç Ditës së Poezisë për herë të parë në lokalet e Lidhjes së Shkrimtarëve po mbahet ky manifestim”, u shpreh Albina Idrizi, nënkryetare e LSHK-së.

Aktiviteti u përmbyll me leximin e poezisë nga të gjithë shkrimtarët e pranishëm, derisa u theksua se shumë shpejt do të do të mbahet kuvendi zgjedhor i Lidhjes së Shkrimtarëve, i cili ishte zvarritur për shkak të dhe pandemisë.


Përgatiti për web Shqipe Gashi


MË SHUME NGA Kulturë