Lumezi: Kemi hetuar edhe ”peshq të mëdhenj”, por kemi hasur në pengesa
Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit në emisionin “Prime”, në RTK tha se arrestimi i “peshqve të mëdhenj” është një punë e vështirë. Ai pohon se janë hetuar edhe ”peshq të mëdhenj” por prokuroria ka hasur në shumë pengesa.
“Peshqit e mëdhenj për t'i vënë para drejtësisë duhet një punë e madhe, veprat e mëdha të korrupsionit bëhen në katër sy, ata që i kryejnë këto punë janë në pozita të larta shtetërore i bëjnë me profesionalizëm të lartë këto punë dhe nuk është lehtë që të gjenden gjurmët dhe elementet penale”, tha ai.
Lumezi pohon se janë hetuar edhe “peshq të mëdhenj”, por gjatë këtij hetimi kanë hasur në shumë pengesa. “Kemi dështuar në disa raste dhe i kemi mbyllur hetimet, sepse është një punë e mundimshme për t'i siguruar provat”, tha ai./N.M./























