09:55 / 22.03.2022
Maragos: Institucionet e Kosovës të jenë të koordinuara me BE-në
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka pritur në takim një delegacion nga Bashkimi Evropian, i kryesuar nga Vassilis Maragos, me ç’rast diskutuan rreth reformës dhe sfidave në sistemin e drejtësisë.
Haxhiu vlerësoi lart angazhimin dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian po i jep Kosovës në sfera të ndryshme, veçmas ato në sistemin e drejtësisë.
Ndërsa, Maragos inkurajoi që institucionet e Kosovës të jenë të koordinuara me Bashkimin Evropian, në mënyrë që shumë nga reformat e planifikuara të Qeverisë së Kosovës të realizohen në pajtim edhe me standardet e BE-së.























