​Mehaj takohet me ministrin e Inteligjencës së Izraelit, Elazar Stern
BKT
Lajme

​Mehaj takohet me ministrin e Inteligjencës së Izraelit, Elazar Stern

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael është takuar me ministrin e Inteligjencës, Elazar Stern.

“E falënderova dhe shpreha mirënjohjen e thellë për shtetin e Izraelit për mbështetjen e vendit tonë në përgjithësi, si dhe gatishmërinë për mbështetje edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Me Ministrin Stern diskutuam për kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë mjedisin aktual të sigurisë globale, si dhe përvojat e mbikëqyrjes së politikave që ndërlidhen me funksionimin e komponentës së inteligjencës shtetërore në mbështetje të sigurisë kombëtare”, njoftoi tutje Mehaj.

Mehajt thotë se po ashtu me ministrin Stern u pajtuan që të thellohet bashkëpunimi në fushën e inteligjencës në mes Kosovës dhe Izraelit.


MË SHUME NGA Lajme