Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt, ku do të flitet për shfaqjet speciale të filmave ukrainas, nga Kino Armata dhe Dokufest.

Për gratë ndërmarrëse në Kosovë dhe të bësh biznes nga të mirat e natyrës, do të flasin, Kadrije Mustafa, afariste dhe Valbona Ajeti, afariste.

Për librin "Ngritja ekonomike dhe zhvillimi", do të flas, autori dhe ekonomisti, Muhamet Sadiku.

Në lidhje të drejtpërdrejt, në javën e arkivit të hapur në Kosovë, flet, Bedri Zyberaj, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme