Clark i drejtohet Kuvendit: Krenar që ndihmova ndalimin e spastrimit etnik
BKT
Lajme

Clark i drejtohet Kuvendit: Krenar që ndihmova ndalimin e spastrimit etnik

Gjenerali dhe ish-komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-s për Evropën, Wesley Clark i është drejtuar Kuvendit të Kosovës.

Përmes një video-mesazhi, Clark tha se më 24 mars 1999 ka ndryshuar historia e botës dhe asaj i është dhënë dritë dhe shpresë.

“Jam posaçërisht shumë krenar për të gjithë ju në Kosovë. Për demokratizimin që keni bërë, për zhvillimin ekonomik sfidues që kemi ndërmarrë dhe jam veçanërisht mirënjohës për miqësinë e jashtëzakonshme që keni treguar ndaj SHBA-ve”, tha Clark.

Ish-komandanti i NATO-s, më tej në fjalimin e tij potencoi se për të është nder i jetës që pati mundësinë të ndihmojë ndalimin e spastrimit etnik të Serbisë në Kosovë.

Ai ka shprehur edhe ngushëllimet e tij për nder të ish-sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

“Jam i mërzitur kur kuptova që e madhja, ish-sekretarja jonë e Shtetit, Madeleine Albright vdiq. Unë takova presidentin Clinton dhe para tre-katër ditësh isha me Tony Blair. Ne ishim bashkë dhe të gjithë ishim të mendimit që 23 vjet më parë kishim bërë gjënë e duhur. Për Kosovën dhe bëmë gjënë e duhur për NATO-n, bëmë gjënë e duhur për botën”, deklaroi Gjenerali, Wesley Clark./S.Kelmendi

Video-mesazhi i Wesley Clark

 

 


MË SHUME NGA Lajme