Bajrami: NATO-parandaloi gjenocidin në Kosovë
BKT
Lajme

Bajrami: NATO-parandaloi gjenocidin në Kosovë

Sot mbushen 23 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, që në atë kohë përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi.

Ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë i parapriu dështimi i procesit të Rambujesë dhe refuzimi i Millosheviqit për të pranuar propozim-marrëveshjen e kësaj konference ndërkombëtare të paqes.

Profesori Arsim Bajrami, si njëri ndër pjesëmarrësit në Konferencën e Rambujesë, tha se ka qenë përpjekjeje e SHBA-së që të ndalet sa më shpejt gjenocidi në Kosovë.

“Fatmirësisht kemi pasur një politikë amerikane që ka qenë shumë e interesuar për procesin e Rambujesë, kjo konferencë nuk ka qenë e lehtë. Edhe NATO ka qenë e kyçur në këtë konferencë dhe donte të përfundonte dhe Kosova ta pranonte atë marrëveshje”, tha ai për RTK. Sipas tij bombardimet e NATO-s e reformuan të drejtën ndërkombëtare.

Profesori Arsim Bajrami, vlerësoi se Rusia në atë kohë nuk bënte ndonjë problem në fushatën ndaj bombardimeve ndaj ish-Jugosllavisë.

Bajrami foli edhe për dialogun, duke vlerësuar se Serbia është restriktive. “Nuk jam optimist se mund të ketë marrëveshje mes dy shteteve. Serbia po luan në dy binar, pra po ka qëndrim dual edhe në luftën e Ukrainës. Serbia nuk ka dhënë asnjë shenjë nëse është e gatshme që të bëj marrëveshje me Kosovën”, deklaroi ai. (A.B)


MË SHUME NGA Lajme