34 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton janë regjistruar 34 raste të reja pozitive me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 18 qytetarë.
Njoftimi i plotë:
- Në 24 orët e fundit janë dhënë 279 doza të vaksinës kundër COVID-19.
-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.820.637 doza të vaksinës.
- Deri më sot 819.736 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
- Deri më sot janë dhënë 99.559 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
- Nga 991 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
- Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.
- Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.469.
- Në total numri i rasteve aktive është 666./P.Gashi/























