22:34 / 28.03.2022
OKB-ja thotë se ndihma për Ukrainën është e pamjaftueshme
Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët e saj kanë dërguar ndihma në ushqim për afro një milionë njerëz në gjithë Ukrainën.
Osnat Lubrani, koordinatore humanitare e OKB-së në Ukrainë, në një deklaratë ka thënë se ndihma e OKB i ka qenë më shumë e orientuar në zonën e Kharkivit.
“Ne vazhdojmë të rrisim operacionet tona të ndihmës në mënyrë që të mund të arrijmë tek njerëzit më të cenueshëm që kanë nevojë për ndihmë emergjente. Por ndihma humanitare që është dërguar deri më sot nuk mjafton”, ka thënë Lubrani.























