Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë janë Lulzim Behxheti arkitekt nga “Vjosa Foundation dhe Ardiana Pajaziti, drejtoreshë e” KultPlus”. Ata flasin për të ardhurat nga ankandi i “1200 portreteve” u dedikohen fëmijëve me autizëm.
Ndërsa Murteza Osdautaj nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, flet për librin studimor ” Qendrat burimore në Kosovë”.
Sinan Kajtazi drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës, flet për zhvillimin e Baletit kombëtar të Kosovës dhe funksionalizimin e objektit të operës dhe baletit.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























