12:07 / 31.03.2022
Kuvendi miraton në parim edhe projektligjin për pronën publike
Pasi u hodh në votim për herë të tretë, me 65 vota pro është miratuar në parim projektligji për Pronën Publike.
Gjatë kësaj seance deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se fillimisht nuk morën pjesë në votim për këtë projektligj, pasi që opozita nuk ka qenë prezentë kur është diskutuar për Ligjin për Pronë Publike.























