Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Ferizaj, ku do gazetari i RTK-së Driton Ramadani njofton rreth zhvillimit të një vizitë të ministrit Çeku, i cili do të takohet me komunitetin artistik në Ferizaj. Po ashtu do të ketë raportim rreth derbi në futboll mes KF Ferizaj dhe KF Vushtrria

Mysafir i parë do të jetë Munish Hyseni drejtor i Bibliotekës”Hivzi Sylejmani”. Ai flet për manifestimi  tradicional  “Dita e librit për fëmijë”.

Në këtë emision do të flitet edhe për përvjetorin e MSA-së.

Nga sot Zvicra heq detyrimin e maskës, për këtë e ftuar është Fatime Berisha Imeri specialiste për mikrobiologji në Cyrih. Ajo flet edhe për kontributin në vetëdijësim të komunitetit shqiptar mbi pandeminë e koronavirusit dhe mjekësinë laboratorike.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme