Policia konfirmon grabitjen e bankës në lagjen Dardania në Prishtinë
Policia e Kosovës, ka konfirmuar grabitjen e një banke në selinë e saj në lagjen ”Dardania”, në Prishtinë
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për RTKlive, se dyshohet që në këtë grabitje kanë marrë pjesë tre persona, të cilët nën kërcënimin e armës kanë kryer grabitjen në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë.
Ahmeti tha se ekipet policore kanë dalur në teren dhe po merren me rastin. “Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti.
Ndryshe në Kosovë vitet e fundit ka pasur disa grabitje nëpër filiale të bankave në Kosovë.























