Goditet nga vetura, vdes punëtori i KEDS-it në Podujevë
   Komunat

Goditet nga vetura, vdes punëtori i KEDS-it në Podujevë

Një punëtor i KEDS-it në Podujevë ka humbur jetën, pasi është goditur nga një veturë gjatë kryerjes së detyrës.

KEDS-i në një postim në Facebook ka bërë të ditur se punëtori, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK, por nuk ka arritur të mbijetojë.

“Sot rreth mesditës një punëtor i yni gjatë kryerjes së detyrës është aksidentuar për vdekje nga një veturë në Podujevë. I ndjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK. Por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë. Ky rast na ka tronditur pamasë, jemi të shokuar. Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen”, thuhet në njoftim.

KEDS ka ftuar organet e rendit dhe drejtësisë tē kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti.


APR
Romay Lift