Krasniqi për dëshmorët e Prishtinës: Shumë ranë për të mos vdekur kurrë
   Komunat

Krasniqi për dëshmorët e Prishtinës: Shumë ranë për të mos vdekur kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar se sot në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës ka bërë homazhe për burrat e gratë që ranë heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se të rënët e Prishtinë janë bërë dritë në rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi,

“Sot, kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët dhe martirët e shumtë të fshatrave të Komunës së Prishtinës, në Marec, Makoc, Llukar, Grashticë, Mramor, Keçekollë, Sharban, Barilevë, Rimanishtë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, Stallovë, Bërnicë e Epërme, etj. Shumë ranë për të mos vdekur kurrë, në luftë frontale me armikun, e shumë të tjerë, burra, gra, fëmijë e pleq u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. E, të gjithë, u bënë dritë e pashuar në rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi. Lavdi të përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Prishtinës!”, ka shkruar Krasniqi. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa