Rama uron festën e Fitër Bajramit, ky është mesazhi i tij
   Komunat

Rama uron festën e Fitër Bajramit, ky është mesazhi i tij

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar festën e Fitër Bajramit për besimtarët myslimanë.

Rama në urimin e tij ka thënë se solidariteti, durimi, besimi dhe shpresa janë ndër virtytet më të larta të njerëzimit.

“Le të jetë ky mesazhi që na shoqëron çdo ditë, dukë na dhënë forcë të jemi më të dashur e më të sinqertë me njeri-tjetrin. Me dëshirën që Zoti t’jua ketë pranuar agjërimin, ju uroj të gjithë juve besimtarëve Fitër Bajramin”, ka shkruar Rama.

Qytetarët e besimit islam kremtojnë sot (e hënë) festën e Fitër Bajramit, pas përfundimit të muajit të Ramazanit.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa