Zgjidhet kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal në Obiliq
BKT
   Komunat

Zgjidhet kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal në Obiliq

E.Hoti/RTKlive

Sot është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme konstituive e Kuvendit Komunal të Obiliqit, në të cilën u zgjodh kryesuesi i ri i këtij kuvendi.

Sipas njoftimit nga Komuna e Obiliqit, mbledhja u hap nga Sami Ahmeti, i cili prezantoi rendin e ditës.

“Rendi i ditës përfshinte arritjen dhe nënshkrimin e anëtarëve të Kuvendit, zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit, ngritjen e Komisionit për mbikëqyrjen e procesit të votimit, propozimin e kandidatëve, raportin e Komisionit për rezultatet e votimit, fjalën përshëndetëse të Kryesuesit, dhe mbylljen e seancës”, thuhet në njoftim.

Gjatë seancës është zhvilluar procesi i votimit për kryesuesin e ri të Kuvendit, ku me 11 vota pro dhe asnjë kundër, Sami Ahmeti u zgjodh Kryesues i Kuvendit Komunal të Obiliqit.

“Gjatë mbledhjes, përfaqësuesit e AAK-së dhe Listës Serbe u larguan nga seanca, ndërsa nga radhët e LDK-së qëndruan vetëm dy anëtarë, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit u largua. Kryetari Thaçi uroi kryesuesin e ri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, transparencës dhe funksionimit demokratik të Kuvendit në shërbim të qytetarëve të Obiliqit”, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA    Komunat