700 euro gjobë për thertoret që hodhën mbetjet e kafshëve në një lum
   Komunat

700 euro gjobë për thertoret që hodhën mbetjet e kafshëve në një lum

700 euro gjobë i janë shqiptuar dy thertoreve në Komunën e Gjilani të cilat kanë hedhur në lum mbetje të kafshëve.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gjilani, Alban Hyseni i cili tha se gjobat është konform rregullores komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetet fundrrinore.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të shtojnë kujdesin në ruajtën e ambientit.

“Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy therrtoreve në afërsi. Lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset të shtojmë kujdesin në ruajtjen e ambientit”, ka shkruar Hyseni.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa