Prokuroria nis hetimet mbi konkursin për punësim në KEK
Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi sot se Departamenti i Krimeve të Rënda - Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka iniciuar hetime lidhur me punësimet në KEK, pas akuzave për punësim në baza familjare e partiake.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për nepotizëm, duke thënë që kjo e fundit ka emëruar militantët e vet partiakë dhe ka bërë padrejtësi në konkursin e KEK-ut.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi.
Ndërkaq, sipas LDK-së, në konkurs aplikuan 4668 persona dhe u pranuan 128, e sipas këtij subjekti politik, prej këtyre të gjithë familjarë të KEK-ut dhe militantë të Vetëvendosjes.























