VIDEO-Në Hagë po dëshmon Nazmi Verbovci, dëshmitari i shtatë i mbrojtjes
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot (e mërkurë) ka dhënë dëshminë para trupit gjykues dëshmitari I shtatë I mbrojtjes, Nazmi Verbovci në rastin ndaj ish-ushtarit të UCK-së, Salih Mustafa.
Dëshmitari foli për takimet me Mustafën në vitin 1999 dhe luftën në fshatin Barilevë. Ai ka thënë se në prill të vitit 1999, Salih Mustafa ishte dy herë në shtëpinë e tij në Barilevë.
Verbovci u pyet për sulmet nga trupat serbe në mars e prill të vitit 1999-tës dhe qëndrimin e Salih Mustafës në shtëpinë e tij në fshatin Barilevë.
Këtë deklaratë, ai e bëri të mërkurën në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafës, gjatë kohës kur po i parashtroheshin pyetje nga avokati Betim Shala.
Gjykimi ndaj Salih Mustafës po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ai po akuzohet për krime lufte. Gjykimi ndaj tij ka filluar më 15 shtator 2021 dhe ai është i arrestuari i parë nga Specialja./N.M./
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























