Mehaj pret në takim ish-komandantët e FSK-së
BKT
Lajme

Mehaj pret në takim ish-komandantët e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim ish-komandantët e FSK-së, gjeneralët në pension, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin.

Ai me këtë rast u ka shprehur atyre mirënjohje për kontributin në UÇK, TMK, FSK dhe Ministrinë e Mbrojtjes, duke theksuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Të gjithë ishim të një qëndrimi se për interesat nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, takimet të ngjashme janë të nevojshme të realizohen edhe në të ardhmen”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme