Apeli i Speciales ia refuzon Thaçit kërkesën për lirim nga paraburgimi
BKT
Lajme

Apeli i Speciales ia refuzon Thaçit kërkesën për lirim nga paraburgimi

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa për lirim nga paraburgimi.

Paneli i Apelit i Gjykatës Speciale e ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për lirimin e tij nga paraburgimi.

Arsyet e refuzimit të Apelit janë rreziku i ikjes, ndikimi në dëshmitarë dhe mundësia e shkatërrimit të provave. Me këtë rast, palëve u është dhënë kohë që deri në 10 ditë pas këtij vendimi të dërgojnë parashtresa në lidhje me refuzimin e Apelit.

Kjo Gjykatë kërkesën për lirim nga paraburgimi ua ka refuzuar edhe krerëve të tjerë të UÇK-së.

Si rezultat, trupi gjykues konstaton se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme, dhe në përputhje
me rrethanat e hedh poshtë pikën G të ankesës së Thaçit, thuhet në arsyetimin e Panelit.


MË SHUME NGA Lajme