22:47 / 06.04.2022
Kryetari i Bordit të Televizionit Publik të Ukrainës flet për RTK-në
Jeton Musliu
Në kohë lufte informimi ka një rol shumë të veçantë, për ta përçuar të vërtetën, por edhe për t`i luftuar lajmet e pavërteta. Në Ukrainë, në kohë lufte, një punë të tillë, në kushte shumë të vështira, aktualisht e kryen Radiotelevizioni publik i këtij vendi.
Por përveç me armë, luftë po bëhet edhe përmes medieve, Televizioni Publik ukrainas bart barrën kryesore të kundërvënies ndaj propagandës ruse.
Televizioni publik ukrainas ka edhe gazetarë në zonat e luftës dhe është duke transmetuar pandërprerë në internet, e madje ka hapur edhe kanal në gjuhën angleze.
Për këtë foli në intervistë për RTK-në, Mikolla Cernotetski, kryetar i bordit menaxhues të këtij mediumi.























