Balerini Ilir Shaqiri i cili me artin e ti theu kufijtë
BKT
Kulturë

Balerini Ilir Shaqiri i cili me artin e ti theu kufijtë

Aida Gashi

Balerini Ilir Shaqiri një prej emrave më të përfolur kohëve të fundit. Kjo për arsye se këtë vit ai u bë fituesi i Reality Show-it më të madh në Shqipëri “Big Brother Albania VIP”. Ilir Shaqiri, ka vite që karrierën e tij e ka vazhduar në Itali. Vallëzimi i tij, na dhuron emocione pa fund.

Një tjetër shqiptar që na bënë krenar me punën e tij, është edhe balerini Ilir Shaqiri, sukseset e të cilit kanë kaluar kufijtë. Dëshirën për balet, e ka trashëguar nga prindërit e tij, të dy balerinë të njohur të Teatrit të Operës dhe Baletit.

Është shprehur midis të tjerash në shumë intervista, se mban mend muzikë të ëmbël dhe drita shumëngjyrëshe që e kanë shoqëruar në çdo hap fëmijërinë e tij, duke i ngjizur kështu pasionin dhe dëshirën për kërcimin.

Fillimet e tij, ai i ka përshkruar si shumë të vështira. Me shumë dhimbje, përshkak të ushtrimeve të shumta sepse trupi duhej të formohej. Nëpër shumë media ai ka theksuar edhe për standardin e varfër dhe të egër të asaj kohe. Në korrik të vitit 1983 vendosi të bënte provimin pranues në Akademinë Kombëtare të vallëzimit në Tiranë. Ai thotë se do ta kujtojë atë ditë si një nga më emocionueset e jetës së tij.

U fut në këtë mënyrë, në një nga fazat më të bukura dhe njëkohësisht më të vështira të jetës së tij, për plot tetë vjet duke studiuar pa pushim.

Në vitin 1992, gjatë një turneu në Itali, ai vendosi të mos kthehej më. Nisi të punonte menjëherë në televizionet italiane si balerin, gjë që stimuloi pasionin e tij për kërcimin modern. Ai e ngriti lojën e tij deri në atë pikë ku u bë balerin profesionist i spektaklit italian “Amici di Maria De Filippi”.

Më vonë, ai, vendosi të hapte një shkollë të vallëzimit në mënyrë që të transmetonte tek të tjerët emocionet dhe pasionin që e lidhin me këtë art.
Ai ka rreth 35 vite në skenën shqiptare dhe atë italiane ku ka dhuruar emocione pa fund. Ka qenë balerin në programe të njohura italiane si, “Buona Domenica”, “Amici”, dhe “La Corrida”.

Iliri është një emër i afirmuar në baletin kontemporan dhe atë modern, i cili me stilin dhe talentin e tij është një nga balerinët më të suksesshëm në botë. Edhe pse karriera e tij vazhdoi në Itali, dëshira e tij për të kontribuar edhe në vendlindjen e tij është shumë e madhe. Ai për shumë vite ka qenë pjesë e edicionit “Dancing with dhe Stars” për përzgjedhjen e talenteve të rijnë në kërcim.

Së fundmi ai ka sfiduar vetën me pjesëmarrjen e tij në një format tjetër televiziv, ai u bë pjesë e ”Big Brother Albania VIP” ku edhe e fitoi këtë edicion.
Ai është i martuar me italianen Emanuela Morini, dhe janë prindër të një vajze të quajtur Emily.

Për web Sh.G


MË SHUME NGA Kulturë