Bajrami: LVV mashtroi qytetarët, po bën pesëfishin e atyre që i kritikoi
BKT
Lajme

Bajrami: LVV mashtroi qytetarët, po bën pesëfishin e atyre që i kritikoi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka mashtruar qytetarët.

Ajo tha se LVV-ja po bën pesëfish më shumë se ata që e i ka kritikuar 15 vjet në opozitë.

“Të gjithëve na kujtohet video e famshme e kryeministrit të tanishëm në fushatën e fundit, ku thoshte: Kushërinjtë janë për dasma, nuk ka me shkua në ministri me krejt kushërinjtë. Në atë video dëshmohej qytetari duke thënë ‘të lumtë goja’, d.m.th. qytetarët verbërisht i kanë besuar zotëri Kurtit dhe LVV-së duke menduar se njëmend meritokracia do të vihej dhe qytetarët e kualifikuar pa lidhje partiake do të mund të punësohen në konkurse të hapura. Nuk dola të them se s’ka pasur nepotizëm në të kaluarën, jam këtu të them që LVV-ja iu ka mashtruar dhe po bën pesëfish më shumë se ata që i ka kritikuar 15 vjet në opozitë. Ajo çka ndodhi në konkursin e KEK-ut është vazhdimësi e kapjes së shumë institucioneve nga ditët e para të LVV-së”, tha ajo në seancën e sotme plenare.


MË SHUME NGA Lajme