Kraki: Ka vite që Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave
BKT
Lajme

Kraki: Ka vite që Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave

Disa vende anëtare të BE-së, zyrtarisht sot i kërkuan shefit të Unionit për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrel, që në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme që mbahet të hënën më 11 prill, në debatin strategjik, të përfshihet edhe Ballkani Perëndimor, duke përfshirë në këtë debat edhe avancimin në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Rreth kësaj çështje ka folur sot në emisionin “Imazh i Ditës” në RTK, profesori universitar në Paris, Nezir Kraki.

Por sa është e rëndësishme një thirrje e tillë nga disa vende evropiane për tryezë diskutimi për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Kosovën dhe liberalizimin e vizave për Kosovën? Për profesor Krakin është mirë kur ka lajme të tilla, ku ambasadorët mobilizohen për evropianizimin, standardizimin e shtetit të Kosovës në vijë me parimet e vendeve nga vijnë ata.

“Kosova ka vite që angazhohet dhe konformohet me parimet e BE-së. Të gjitha ligjet e Kosovës janë konform aty për aty me konventën evropiane të të drejtave të njeriut”, tha Kraki.

Ai tha se ka vite që Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave, por logjika që vizat të kushtëzohen dhe kjo çështje të përdorët eventualisht si një lloj karrote që Kosova të bëj lëshime të reja karshi Serbisë ka qenë logjikë e papranueshme dhe kundërproduktive. /V. Thaçi/


MË SHUME NGA Lajme