Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier
BKT
Lajme

Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Në takim Osmani e Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë.

Osmani diskutoi me ambasadorin Hovenier realizimin e projekteve zhvillimore ne fushën e energjetikës në Kosovë me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, thuhet nj njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Me tej, ata biseduan edhe për agjendën e takimeve ndërkombëtare te Presidentes në vende të ndryshme të botës./V.Thaçi


MË SHUME NGA Lajme