Kurti:E sotmja është e ardhmja e Betejës së Koshares dhe e luftës së UÇK-së
BKT
Lajme

Kurti:E sotmja është e ardhmja e Betejës së Koshares dhe e luftës së UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 23-vjetorin e Betejës së Koshares.

Ai ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se në këtë betejë, luftëtarë nga të gjitha zonat operative dhe nga të gjitha trevat shqiptare, të ndihmuar nga ushtria e Shqipërisë e forcat e NATO-s, luftuan kundër trupave të armatës jugosllave.

Kurti tha se në këtë betejë që zgjati më shumë se dy muaj, ranë dëshmorë 114 ushtarë të UÇK-së, dhe rreth 170 të tjerë të plagosur, djem trima që u përjetësuan në përpjekjet fisnike të popullit tonë për liri. Por bashkë me shokët e tyre që luftuan në Koshare, të ndihmuar edhe nga tytat e artilerisë së Ushtrisë së Shqipërisë dhe avionët bombardues të NATO-s, ata u shkaktuan ushtrisë së Serbisë 108 të vrarë, mes të cilëve edhe mercenarë rusë.

Kryeministri thotë se e sotmja është e ardhmja e Betejës së Koshares dhe e gjithë luftës së UÇK-së, teksa shtoi se Kosova është në afrim e bashkërendim progresiv me Shqipërinë e perspektivë drejt BE-së dhe me aleanca me vendet e NATO-s./V.Thaçi


MË SHUME NGA Lajme