07:34 / 12.04.2022
Kryeministri Kurti dhe ministri Murati mbajnë konferencë për media
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot mbajnë konferencë për media.
Nuk janë bërë të ditura arsyet e mbajtjes së konferencës për media.
Zyra për Komunikim Publik e qeverisë njofton se konferenca mbahet në ora 09:00 në ndërtesën e Qeverisë.























