Rashiti: S’do të ketë lëvizje të lirë pa hapjen e të gjitha pikave kufitare
BKT
Lajme

Rashiti: S’do të ketë lëvizje të lirë pa hapjen e të gjitha pikave kufitare

Marrëveshja për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe për pikat kufitare ka qenë ndër më të mirat si marëveshje të arritura deri më tani, por për çudi, ato ngelën të pazbatuara në praktikë.

Kështu deklaroi Naim Rashiti, drejtor i organizatës “Grupi për Ballkanin”, në emisionin “Aktual’ të RTK-së.

“Marrëveshjet sado të mira të jenë, në rast të mosimplementimit, bëhen burim krizash e tensionesh, sikundër pamë në shtator të vitit të shkuar”, deklaroi Rashiti.

 Më tej ai foli për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes, e cila pritet të finalizohet më 21 prill, e cila, sipas tij, do të mundësonte në lehtësimin e zgjidhjeve të problemeve praktike të qytetarëve dhe shmangien nga krizat e tensionet siç shfaqeshin në të kaluarën.

Për më tepër ndiqeni videon:


MË SHUME NGA Lajme