Katër të lënduar në aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë
(E Plotësuar) Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në rrugën Prishtinë-Pejë, në Sllatinë.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha.
“Sot rreth orës 18:25 është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale, me ç'rast dyshohet se një automjet si pasojë e mos mbajtjes së distancës ka goditur një kamionetë, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Katër persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.
Njësitet kompetente policore për menaxhim dhe kontroll në autostradë janë marrë me rastin dhe procedurat e mëtejme ligjore.
Aksident në magjistralen Prishtinë - Pejë
Në rrugën magjistrale Prishtinë - Pejë afër Pishave të Sllatinës, të enjten rreth orës 18:30 ka ndodhur një aksident ku një kombibus është rrotulluar anës së rrugës.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërkohë që njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Më poshtë mund të shihni fotografitë e dërguara nga gazetarja e RTKlive.


























