15:07 / 15.04.2022
BE dënon sulmin ndaj policisë
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër sulmin ndaj policëve.
BE e ka quajtur cilësuar sulm të dhunshëm ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës ndërsa ka thënë se Policia e Kosovës është ofruesja kryesore e sigurisë dhe përdorimi i forcës kundër zyrtarëve është i papranueshëm.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin spekulimet e panevojshme, të cilat mund të nxisin edhe më shumë tensionet.
Zyra në Kosovë e konsideron të papranueshëm përdorimin e forcës kundër zyrtarëve./RTK























