Presidentja Osmani takoi deputetin suedez, Magnus Jacobsson
BKT
Lajme

Presidentja Osmani takoi deputetin suedez, Magnus Jacobsson

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Magnus Jacobsson.

Presidentja Osmani dhe deputeti Jacobsson diskutuan për bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, rrugëtimin euro-atlantik të vendit tonë dhe situatën gjeopolitike në Evropë, njofton Zyra e Presidencës.

“Deputeti Jacobsson vlerësoi punën e Presidentes Osmani në lartësimin e zërit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që shndërruan dhimbjen në forcë dhe mbesin figura shembullore të qëndresës. Kurse Presidentja falënderoi deputetin Jacobsson në angazhimin e tij për të avokuar për liberalizim e vizave për qytetarët tanë dhe mbështetjen e tij për integrimin euro-atlantik të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme