Osmani përkujton masakrën në Lagjen e Boshnjakëve dhe në Sllovi
BKT
Lajme

Osmani përkujton masakrën në Lagjen e Boshnjakëve dhe në Sllovi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrave në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë dhe atë në Sllovi të Lipjanit.

Në Lagjen e Boshnjakëve, forcat e regjimit gjenocidal serb ekzekutuan 23 civilë të pafajshëm, teksa në atë të Sllovisë, 45 civilë shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë në datat 15 e 16 prill 1999.

“Gjithnjë do ta kujtojmë të kaluarën, gjithmonë do t`i kujtojmë të rënët dhe çdoherë do të kërkojmë drejtësi për viktimat”, ka thënë presidentja Osmani.


MË SHUME NGA Lajme