79 milionë tentime për të nxjerrë jashtë funksionit uebfaqen e RTK-së
BKT
Lajme

79 milionë tentime për të nxjerrë jashtë funksionit uebfaqen e RTK-së

Uebfaqja e RTK-së www.rtklive.com, në orët e mesnatës së 15 prillit, ka qenë cak i sulmeve të egra kibernetike.

Si pasojë e këtyre sulmeve, vetëm brenda 4 orëve ka pasur rreth 79 milionë tentime për ta nxjerrë jashtë funksionit faqen Rtklive. Sulmet kanë vazhduar deri në orët e para të datës 16 prill, kur me ndihmën e profesionistëve, faqja është kthyer në funksion. Nga të dhënat u detektua se sulmet ndodhën nga Gjermania.


MË SHUME NGA Lajme