Ricardo Gutiérrez: Kosova vendi i parë në mbështetje të gazetarëve ukrainas
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutiérrez, ka thënë se Kosova është shteti i parë që ka mbështetur gazetarët ukrainas dhe bëri thirrje që edhe shtetet tjera evropiane duhet ta ndjekin shembullin e Kosovës.
”Besoj se ky qe një veprim shumë i mirë dhe mbështetja për kolegët ukrainas është shembull për vendet tjera se si duhet vepruar”, deklaroi Ricardo Gutiérrez.
Ndërkaq për vendimin e Bordit të RTK-së dhe menaxhmentit për akomodimin e 4 gazetarëve ukrainas për ta zhvilluar aktivitetin e tyre profesional, sekretari i EFJ-së, Ricardo Gutiérrez, shtoi se mbeshtetja e kolegëve ukrainas në Kosovë është shembull për vendet tjera të Evropës dhe propozoj që edhe të tjerët ta ndjekin këtë shemull.
Tutje ai përmendi faktin se Kosova është vendi i parë në Ballkan dhe Evropë që i jep mbështetje gazetarëve ukrainas, duke shpresuar që edhe vendet tjera ta bëjnë një veprim të tillë.
“Akoma nuk ka ndonjë plan konkret, por besoj se kjo do të jetë një udhëzim se si do të mbështeten kolegët nga Ukraina”, u shpreh Gutiérrez për RTK./M.M.























