Moti në Kosovë
BKT
Lajme

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.

"Nga dita e enjte parashihen rritje të temperaturave në dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë!", njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme