AAK-ja kërkon formimin e Komisionit Hetimor për Energjinë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në selinë e saj qendrore, mbajti konferencë të jashtëzakonshme. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se është i habitur për vonesën e hartimit për strategjinë e sigurisë nacionale në vend.
Ai shprehi shqetësimin edhe për vonesën e miratimit të projektit t ë gazsjellësin amerikan. “Jemi të shqetësuar që kryeministri po e bllokon jo vetëm një gazsjellës por po e bllokon një projekt amerikan dhe me këtë vendim të tij po i rrezikon marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Kosovës. Nuk e dimë se a është i vetëdijshëm kryeministri që me këto veprime ai po e rrezikon sigurinë e vendit”, tha Haradinaj.
Ai shprehu gjithashtu edhe shqetësimin për vonesën e miratimit të Ligjit të pagave dhe shtoi se vendi ka hyrë në një krizë të thellë ekonomike njëherit kërkoi që paga minimale duhet të jetë 370 euro neto dhe kërkoi që të gjitha pagat dhe pensionet duhet të rriten për 30 për qind.
Haradinaj reagoi edhe për mosmiratimin e formimit të një komisioni për energjinë. Ai ka përsëritur qëndrimin e grupit të AAK-së për mospjesëmarrje në votim deri në themelimin e këtij komisioni.
Gjithashtu, Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve që ta përkrahin Fondin e Sigurisë./N.M./























