A do të rikthehet Pato te Milani?
BKT
Sport

A do të rikthehet Pato te Milani?

Ish-sulmuesi i AC Milanit, Alexandre Pato nuk e fsheh dëshirën që sërish të vesh fanellën e ‘Rossonerëve’.

Fatmir Bytyqi /RTKLive.com

Ylli i Orlando Cityt sipas medieve italiane, është i gatshëm të kthehet në ‘San Siro’, transmeton RTKLive.com. Sulmuesi brazilian shpreson se një ditë do të kthehet në ish-klubin e tij.

Pato-s i mungon Italia

Braziliani, i cili tek Milani kishte arritur majat e karrierës së tij, duket se i mungon Italia. Pato ishte pjesë e milanistëve prej vitit 2007 deri në vitin 2013.  

“Ylli i Orlando City, Alexandre Pato është gati të kthehet në AC Milan nëse do e thërras drejtori teknik Paolo Maldini”, shkruajnë mediet italiane.

Pato, i cili ka bërë karrierë te Corinthians, Villarreal, Tianjin Tianhai, Sao Paulo dhe tani, Orlando City, këtë verë mund të rikthehet tek Milani.